Sport

Lamine Yamal i sinqertë: “Barça, Reali dhe Atlético nuk mund të ankohen për gjyqtarët!”

Lamine Yamal ka folur për situatën e arbitrimit në Spanjë gjatë një interviste për “Mundo Deportivo”. Fituesi i “Trofeu i Kopa 2024” thekson se të jesh arbitër “është një punë shumë e vështirë”.

19 Shkurt 2025, 13:00 Nga DOSJA
Lamine Yamal i sinqertë: “Barça, Reali dhe Atlético nuk

SPANJE - I intervistuar nga Mundo Deportivo, Lamine Yamal gjeti kohë për të folur për arbitrimin e diskutueshëm në La Liga në javët e fundit.

Real Madridi, në veçanti, u ankua për disa vendime të pafavorshme të arbitrave, përjashtimin e Jude Bellingham në Osasuna (1-1) dhe penalltitë e diskutueshme të akorduara për kundërshtarët e tyre.

Nga ana e saj, Barça mori një penallti të dyshimtë ndaj Rayo Vallecano (1-0), e cila përforcoi zemërimin e madrilenëve.

"Gjithçka po vihet në dyshim kohët e fundit,- tha Yamal. - Puna e një arbitri është shumë e vështirë dhe në fund, nëse fishkëlleni njërën palë, tjetra do të ankohet. Dhe nëse askush nuk ankohet, atëherë ankohet një ekip tjetër që nuk luan”.

Katalanasi konsideroi gjithashtu se skuadrat e mëdha në La Liga nuk kishin legjitimitet për të kundërshtuar publikisht vendimet e zyrtarëve.

“Mendoj se nuk mund të ankohen Reali, Barça dhe Atletico. Nuk flitet aq shumë për ndeshjet e Alavés dhe Leganés, ku ndoshta ka edhe veprime më të diskutueshme. Është një punë shumë e vështirë të jesh gjyqtar, sepse gjithmonë do të ketë dikush që ankohet”. 

Fituesi i “Trofeu i Kopa 2024” siguroi gjithashtu se kjo nuk do të jetë temë diskutimi në dhomat e zhveshjes së Barcelonës, e cila është " thjesht e fokusuar te fitorja".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll