Sport

Befason Pochettino: “Messi apo Mbappé? Unë do t'ju them se është një tjetër më i mirë”

Trajneri i ri i Shteteve të Bashkuara ka shprehur vlerësime superiore për Marco Verrattin, lojtarin e tij te PSG.

19 Shkurt 2025, 12:00 Nga DOSJA
Befason Pochettino: “Messi apo Mbappé? Unë do t'ju them

SHBA - Trajneri i ri i Shteteve të Bashkuara, Mauricio Pochettino, së fundmi ka dhënë një intervistë për Goal në të cilën ka folur për rolin e tij të ri si trajner dhe Botërorin e ardhshëm.

Ish-trajneri i Tottenhamit dhe PSG-së duhej të përgjigjej edhe cili ishte lojtari më i mire që kishte stërvitur. Megjithatë, përveç krahasimeve të ndryshme si Thiago Silva (udhëheqës), Kane (bombardues), Mbappé  (vrasës), Neymar  (magjistar) apo Messi (gjeni), nga trajneri argjentinas nuk kanë munguar mendimet lajkatare për dy lojtarëve të tjerë, përkatësisht Moussa Dembele dhe Marco Verratti.

Më poshtë janë fjalët e trajnerit të Shteteve të Bashkuara për mesfushorin italian. “Ai (Verrati) është lojtari më i mirë që kam parë ndonjëherë në karrierën time. Ai nuk ka pasur fat me dëmtimet, të cilat ndonjëherë janë shkaktuar nga goditjet që ka marrë, por ai është një nga lojtarët më të fortë që kam stërvitur ndonjëherë, qoftë edhe nga pikëpamja fizike”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 19 Shkurt 2025, 08:30

Ibrahimovic, vramë veten…

ITALI - “Ne jemi të inatosur me veten, kemi vrarë veten. Ne nuk jemi të zemëruar me arbitrin. Është faji ynë, nuk ka ju...