Politike

Zgjedhjet e 11 Majit/ Berisha dorëzon kërkesën në KQZ për regjistrim të PD-së (DOKUMENTI)

Në zgjedhjet e 11 majit demokratët do të hyjnë me simbolet dhe emrin e kryetarit të tyre, Sali Berisha.

19 Shkurt 2025, 15:03 Nga I.A
Zgjedhjet e 11 Majit/ Berisha dorëzon kërkesën në KQZ
Sali Berisha

TIRANË- Partia Demokratike ka depozituar pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve kërkesën për regjistrimin si subjekt zgjedhore për votimet e 11 majit. Në zgjedhjet e 11 majit demokratët do të hyjnë me simbolet dhe emrin e kryetarit të tyre, Sali Berisha.

“Unë z.Sali Berisha në cilësinë e kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë si dhe në mbështetje të nenit 64 të Kodit Zgjedhor, paraqes kërkesën për t’u regjistruar si Subjekt Zgjedhor, në Zgjedhjet për Kuvend”, thuhet në shkresën e drejtuar Komisionit Qendror Zgjedhor.

Zgjedhjet e 11 Majit/ Berisha dorëzon kërkesën në KQZ
Dokumenti

KQZ pritet të shqyrtojë të gjitha aplikimet për regjistrim brenda afateve të përcaktuara ligjore.  Regjistrimi i PD-së me simbolet e veta dhe kryetar Sali Berishën vjen pas një sage ligjore tre vjeçare beteje për vulën dhe logon e partisë. 

Në qershor të vitit të kaluar gjyqtarët Alma Ahmeti, Elona Toro dhe Iliba Bezati, lanë në fuqi një vendim të gjyqtarit Agron Zhukri të shkallës së parë, ku kishte njohur vendimet e Kuvendit Kombëtar të PD-së të mbledhur nga Berisha me firmat e ¼ së anëtarëve, ku u shkarkua nga detyra e kryetarit të partisë Lulzim Basha dhe organet drejtuese. 

Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 11 maj, ndërsa risi e këtyre votimeve do të jetë vota e diasporës. Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit do të kenë mundësi të votojnë pa qenë e nevojshme që të vijnë fizikisht në Shipëri.

sali berisha

Sondazh

Poll