19 Shkurt 2025, 14:52
Nga B.Z
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi
KOSOVË - Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) në Hagë ka bërë të ditur se nuk do të thërrasë asnjë dëshmitar pas 4 prillit, në rastin e gjykimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Këtë e konfirmoi prokurori Matt Malling në një konferencë të mbajtur më 19 shkurt për ecurinë e rastit, ku tha se “4 prilli është data e fundit e parashikuar” për thirrjen e dëshmitarëve.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-deputeti Rexhep Selimi dhe dy ish-kryetarët e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ata gjenden në qendrën e paraburgimit në Hagë që katër vjet dhe vazhdimisht kërkesat e tyre për lirim nga paraburgimi janë refuzuar nga gjykatësit.
Gjatë konferencës u bë e ditur se gjatë javës së ardhshme do të dëshmojnë edhe dy dëshmitarë të tjerë, ndërsa për muajin mars u tha se deri më tani është konfirmuar vetëm dëshmia e një personi, megjithë planet për të intervistuar edhe dëshmitarë të tjerë.
Në prill, pasi ZPS-ja të ketë përfunduar marrjen në pyetje të dëshmitarëve, ekipet mbrojtëse të katër të pandehurve – të cilët janë deklaruar të pafajshëm – do të paraqesin rastin e tyre.
Në konferencën e sotshme nuk mori pjesë Thaçi, ngjashëm si në atë të fundit, për shkaqe shëndetësore. Tre të akuzuarit e tjerë ishin prezent përmes një video-lidhjeje.
Gjykimi ndaj tyre nisi në prill të vitit 2023, teksa ekipet mbrojtëse vazhdimisht janë ankuar për kohëzgjatjen e këtij procesi.
Në nëntor të vitit të kaluar, kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, kishte thënë se u takon gjykatësve që të vendosin nëse do të lirojnë nga paraburgimi katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kur Prokuroria e Specializuar të përfundojë rastin e saj.
Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte konfirmuar aktakuzën ndaj ish-krerëve të UÇK-së në tetor të vitit 2020, por e bëri publike vetëm një muaj më vonë.
Aktakuza i ngarkon të akuzuarit për përgjegjësi “personale”, por edhe për “krimet e kryera nga vartësit e tyre”.
Aktakuza thotë se katër të akuzuarit dhe anëtarë të tjerë të UÇK-së ishin pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale” dhe “kanë ndarë qëllimin e njëjtë për të marrë dhe ushtruar kontrollin në gjithë Kosovën me të gjitha mjetet, përfshirë edhe frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e atyre që i konsideronin kundërshtarë”.
Gjykata Speciale apo Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.
Gjykata është themeluar në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por vepron me personel ndërkombëtar dhe ka selinë në Hagë./REL
Politike
19 Shkurt 2025, 14:38
M.B
Dasho Veizaj
TIRANA- Ish-kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria, ka paditur në SPAK kryebashkiakun Vangj...
Politike
19 Shkurt 2025, 14:39
I.A
Floriana Garo
TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo ka dënuar kërcënimet ndaj gazetares s&eu...
Politike
19 Shkurt 2025, 14:33
B.Z
Erion Veliaj
TIRANË - Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish mesditën e kësaj të mërku...
Politike
19 Shkurt 2025, 14:24
M.B
Ilirjan Celibashi
TIRANA- Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve pranë KQZ vendosi me shumicë votash rrëzimin e vendimit të Komisionerit ...
Politike
19 Shkurt 2025, 14:17
M.B
Foto ilustruese
STRASBURG- Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situat...
Politike
19 Shkurt 2025, 14:00
M.B
Ferdinand Xhaferri
TIRANA- Deputeti demokrat, Ferdinand Xhaferri ka bërë me dije se nuk do të marrë pjesë në Primare.&nb...
Politike
19 Shkurt 2025, 13:58
I.A
Ilir Alimehmeti
TIRANË- Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Ilir Alimehmeti është shprehur s...
Politike
19 Shkurt 2025, 13:50
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Qeveria ka miratuar vendimin për hapjen e Misionit të Përhershëm të Shqipërisë pran&eu...
Politike
19 Shkurt 2025, 13:43
I.A
Kryeministria
TIRANË- Prefekti i Elbasanit Ali Mysliu është liruar nga detyra ditën e sotme. Mësohet se më vendim të...
Politike
19 Shkurt 2025, 13:42
B.Z
Foto ilustruese
BRUKSEL - Është hapur Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bruksel, Mbretëria e Bashkuar. Vendimi...