Politike

I riu u zhvendos si votues në Himarë, ish-kandidati Petro Gjikuria padit në SPAK "petalin e trëndafilit socialist" dhe Vangjel Tavon

Gjikuria ka vendosur të padisë në SPAK të riun, pasi në mënyrë të paligjshme është zhvendosur si votues në Himarë.

19 Shkurt 2025, 14:38 Nga M.B
I riu u zhvendos si votues në Himarë, ish-kandidati Petro Gjikuria
Dasho Veizaj

TIRANA- Ish-kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria, ka paditur në SPAK kryebashkiakun Vangjel Tavo dhe të riun socialist Dasho Veizaj. Gjikuria ka vendosur të padisë në SPAK të riun, pasi në mënyrë të paligjshme është zhvendosur si votues në Himarë.

Veizaj njihet tashmë si "petalja më e bukur e trëndafilit socialist" për shkak të fjalimit që mbajti në një konventë rinore të Partisë Socialiste. Edhe më herët opozita ka akuzuar se shumë persona u zhvendosën në mënyrë të paligjshme si votues në Himarë për t’i dhënë mandatin Vangjel Tavos.

Gjithashtu ish-kandidati Petro Gjikuria ka paditur në SPAK edhe disa ministra që, sipas tij, shkelën ligjin duke marrë pjesë në fushatën zgjedhore. Po ashtu, në memon e tij, Gjikuria kërkon informacion nga SPAK se çfarë ka ndodhur me paditë e tij të mëhershme.

dasho veizaj

Sondazh

Poll