Politike

FOTO/ Veliaj vijon propagandën nga qelia: Dosja ime e kopsitur enkas për të më mbajtur larg punëve të Tiranës!

Veliaj ka ndarë pamje nga shkolla "Edit Durham" në kryeqytet, ndërsa shkruan se është burgosur pa gjyq. Veliaj shkruan ndër të tjera se dosja sipas tij është kopsitur enkas për ta mbajtur larg punëve të qytetit.

18 Shkurt 2025, 20:20 Nga B.Z
FOTO/ Veliaj vijon propagandën nga qelia: Dosja ime e kopsitur enkas
Erion Veliaj

TIRANË - Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar sërish nga qelia e burgut. Në një postim në rrjete sociale, Veliaj ka ndarë pamje nga shkolla "Edit Durham" në kryeqytet, ndërsa shkruan se sipas tij është një i burgosur pa gjyq. Veliaj shkruan ndër të tjera se dosja sipas tij është kopsitur enkas për ta mbajtur larg punëve të qytetit.

Postimi i Veliajt:

Edhe pse i burgosur pa gjyq, me një dosje të kopsitur enkas për të më mbajtur larg punëve të qytetit, puna për ndërtimin e shkollave të reja në Tiranë nuk ndalet!
Shkolla e re “Edith Durham” është e 48-ta në buqetën e godinave arsimore (9-vjeçare dhe gjimnaze) që kemi ndërtuar së bashku në Tiranë, e më gëzon fakti që puna aty po vijon njësoj, me ritme të shpejta, për ta pasur gati në shtator për fëmijët.

Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje". 

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme.

Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit pasi në seancën e fundit gjyqësore, GJKKO la të pandryshuar masën e sigurisë "arrest me burg" ndaj tij, ndërsa ndryshoi masën për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa nga "arrest shtëpie" në "detyrim paraqitje".

erion veliaj

Sondazh

Poll