Politike

“SPAK do shkrihet”, Boçi sqaron deklaratën e Berishës: Duam reformim të institucioneve, s’po flasim për mosekzistencë të drejtësisë

Ai tha se është thelbësore të kuptohet rëndësia e raportit rregullator të institucioneve, e jo thjesht emri i tyre.

18 Shkurt 2025, 15:54 Nga E. D
“SPAK do shkrihet”, Boçi sqaron deklaratën e
Luçiano Boçi

TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka komentuar deklaratat e fundit të kreut të PD Sali Berisha i cili ka përmendur nevojën për “shkrirjen e SPAK”. Boçi i ftuar në studion e News24 shpjegoi se kur Berisha flet për shkrirjen e SPAK, ai e ka në kuptimin e reformimit të marrëdhënieve ndërmjet institucioneve dhe sistemit të drejtësisë, si dhe raportit të tyre me Kushtetutën e Shqipërisë. Gjithashtu ai tha se është thelbësore të kuptohet rëndësia e raportit rregullator të institucioneve, e jo thjesht emri i tyre.

“Nuk kemi ndryshuar mendim dhe kemi dhënë fakte e argumente. Berisha jep fakte therëse që SPAK nuk i kundërshton. Nuk po flasim për mosekzistencën e drejtësisë, por duhet një reformim,” u shpreh Boçi.

luciano boci

Sondazh

Poll