Politike

Vota e diasporës/ Boçi ngre akuza: PS po bën krim zgjedhor! Klosi pranoi se kanë nisur regjistrimin e emigrantëve 5 muaj më parë, PER ka 2 muaj që punon

Boçi theksoi se Klosi kishte thënë se PS kishte nisur regjistrimet e emigrantëve prej pesë muajsh, ndërsa theksoi se platforma e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), PER, ka nisur punën prej vetëm dy muajsh dhe kjo sipas tij është një krim zgjedhor.

18 Shkurt 2025, 15:36 Nga B.Z
Vota e diasporës/ Boçi ngre akuza: PS po bën krim zgjedhor!
Luçiano Boçi

TIRANË - Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka komentuar këtë të hënë zhvillimet më të fundit politike në vend ku është ndalur te zgjedhjet e 11 Majit. I ftuar në News 24, Boçi ka ngritur akuza se Partia Socialiste nuk është transparente me regjistrimet për votën e diasporës.

Boçi shprehet se Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, ka zbuluar hapur se socialistët kishin nisur regjistrimin e emigrantëve 5 muaj më herët. Boçi theksoi se Klosi kishte thënë se PS kishte nisur regjistrimet e emigrantëve prej pesë muajsh, ndërsa theksoi se platforma e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), PER, ka nisur punën prej vetëm dy muajsh dhe kjo sipas tij është një krim zgjedhor.

“Regjistrimi ka nisur para dy muajsh, jo pesë muajsh. A kanë shfrytëzuar KQZ? A kanë ditur programin dhe kanë marrë të dhënat? Ky është krim zgjedhor. Ku është struktura e SPAK për të luftuar krimin zgjedhor? Krimi zgjedhor nuk bëhet ditën e zgjedhjeve, por para tyre,”- u shpreh Boçi.

Sondazh

Poll