Politike

Përfundon sot afati për dorëzimin e kandidaturave për Primaret në PD-së, rreth 300 anëtarë depozitojnë kërkesën

Mësohet se Komisioni i Zgjedhjeve në PD është mbledhur për të shqyrtuar kandidaturat sa i takon aspektit formal të dokumentacionit.

18 Shkurt 2025, 13:32 Nga M.B
Përfundon sot afati për dorëzimin e kandidaturave
Selia e PD

TIRANA- Sot ka përfunduar afati për dorëzimin e kandidaturave për garën e Primareve në Partinë Demokratike. Mësohet se Komisioni i Zgjedhjeve në PD është mbledhur për të shqyrtuar kandidaturat sa i takon aspektit formal të dokumentacionit.

Brenda kësaj jave pritet që të mblidhet Kryesia për të miratuar listën e kandidaturave për primare. Gjithashtu bëhet me dije se rreth 300 anëtarë të Partisë Demokratike kanë depozituar kërkesën për t’u bërë pjesë e garës së primareve.

Ndërkohë, të gjithë aplikantët do kalojnë me në filtrin e Komisionit të zgjedhjeve dhe më pas do jetë Kryesia që do të miratojë listën finale.

partia demokratike

Sondazh

Poll