18 Shkurt 2025, 14:55
Nga N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Ambasadorët nga disa shtete të QUINT-it dhe i dërguari evropian në Kosovë kanë zhvilluar takime të ndara me krerët e partive politike shqiptare në Kosovë, me të cilët kanë diskutuar për hapat e ardhshëm pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.
Në QUINT bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Italia dhe Franca. Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka zhvilluar takime të ndara me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me atë të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, me udhëheqësin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe me kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
“Theksova se shumica e popullit në Kosovë aspirojnë t’i bashkohen BE-së. Qeveria e re duhet të ndjekë në mënyrë aktive reformat në mënyrë që të arrihet kjo”, shkroi ai në X, pas takimeve me krerët partiakë.
Lidhur me takimin me ambasadorin Orav, kryeministria tha se Kurti ka biseduar me zyrtarin evropian për hapat e mëtejmë drejt konstitutimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re.
“Gjatë takimit, ambasadori Orav vlerësoi pozitivisht procesin zgjedhor të 9 shkurtit, duke e cilësuar atë si të rregullt dhe pa incidente dhe theksoi se pozitivisht është vlerësuar edhe nga Brukseli”, u tha në njoftimin për media.
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, po ashtu është takuar me ambasadorin francez, Olivier Guerot, dhe atë Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.
“PDK e konsideron votën shprehje të pjekurisë politike dhe mbështet formimin sa më të shpejtë të një qeverie funksionale dhe të përgjegjshme. Pavarësisht pozicionit tonë politik, interesi i Kosovës dhe qytetarëve mbetet udhërrëfyesi ynë kryesor përpara”, shkroi Krasniqi në Facebook, pas takimit me ambasadorin francez.
Ndërkaq, LDK-ja tha se Abdixhiku dhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Orav diskutuan për qëndrime e këtij subjekti sa i përket procesit zgjedhor.
“Kryetari Abdixhiku theksoi se LDK e respekton në plotni vullnetin qytetar të shprehur gjatë këtij procesi zgjedhor dhe po ashtu pret që Komisioni Qendror Zgjedhor të mbyllë sa më shpejt procesin e numërimit dhe certifikimit të rezultateve, duke theksuar se është shumë e rendësishme që ky proces të përfundojë në mënyrë demokratike dhe duke shmangur çdo vonesë tjetër”, u tha në njoftimin e LDK-së.
E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, është takuar me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, me të cilin ka biseduar për procesin zgjedhor, zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe për partneritetin mes dy shteteve.
“Shpreha mirënjohjen time të thellë për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA i ka dhënë Kosovës ndër vite. Ky partneritet i fuqishëm përbën garancinë më të mirë për të ardhmen e sigurt të Kosovës dhe stabilitetin afatgjatë të rajonit”, shkroi Haradinaj në Facebook, pas takimit me Prattipatin.
Në zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit, sipas rezultateve preliminare LVV-ja ka dalë e para me 40.84 për qind të votave, pasuar nga PDK-ja me 22.5 për qind, LDK-ja me 17.67 për qind dhe koalicioni AAK-Nisma me 7.45 për qind.
Asnjëra parti nuk i ka siguruar votat e nevojshme për të formuar Qeverinë – pasi nevojiten votat e 61 deputetëve në Kuvendin prej 120 ulësesh – prandaj njohësit e çështjeve politike kanë paralajmëruar se Kosova mund të përballet me turbulenca politike në ditët dhe javët në vijim.
Partitë opozitare, PDK dhe AAK kanë thënë se preferojnë të bashkëpunojnë me partitë që aktualisht janë në opozitë për të formuar ekzekutivin e ri, ndërkaq LDK-ja ka thënë se pret numrëimin përfundimtar të votave për të ofruar qëndrimet e veta politike.
Aktualisht janë duke u numëruar votat për kandidatët për deputetë, ndërkaq më pas pritet të numërohen votat me kusht, e personave me nevoja të veçanta dhe votat nga disapora./ REL
quint kosove
Politike
18 Shkurt 2025, 14:13
r.ll
erion veliaj
DURRËS- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia e paraburgimit të Durrësit lidhur me hetim...
Politike
18 Shkurt 2025, 13:56
N.F
Takimi me Kurtin
KOSOVË- Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav ka krerët e partive në Kosovë. Orav p&eum...
Politike
18 Shkurt 2025, 13:32
M.B
Selia e PD
TIRANA- Sot ka përfunduar afati për dorëzimin e kandidaturave për garën e Primareve në Partinë Demokrati...
Politike
18 Shkurt 2025, 13:24
N.F
Saimir Tola
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë votoi këtë javë kandidaturën e Saimir Tolës për vendin vakant të...
Politike
18 Shkurt 2025, 13:18
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se deklarata e zëvendëspresidentit amerikan J D Vance në Ko...
Politike
18 Shkurt 2025, 13:16
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha sot në një deklaratë për mediat se kryeministri Edi Rama ishte ai q&e...
Politike
18 Shkurt 2025, 12:43
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha në një dalje për mediat ditën e sotme u pyet nëse i qëndron de...
Politike
18 Shkurt 2025, 12:33
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku iu bë...
Politike
18 Shkurt 2025, 12:36
M.B
Ilirjana Kuçana
TIRANA- Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Ilirjana Kuçana ka dhënë...
Politike
18 Shkurt 2025, 12:24
M.B
Ogerta Manastirliu
TIRANA- Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu mori pjesë sot në Konferencën Kombëtare të Ars...