18 Shkurt 2025, 15:30
Nga N.F
Helidon Bushati
TIRANË- Helidon Bushati përmes një postimi në "Facebook" ka njoftuar se personalisht ka zgjedhur të mos marrë pjesë në primaret e PD-së. Bushati shkruan se duke qenë se nuk do të marrë pjesë në primare heq dorë nga aspirata për të qenë kandidat për deputet. Ai theksoi se nuk është thjeshtë një vendim personal por është një akt përgjegjësie politike dhe morale.
Bushati tha se ky vendim nuk do të thotë tërheqje nga rrugëtimi i përbashkët i PD-së pasi ai thekson se do të jetë gjithmonë pranë Partisë Demokratike dhe demokratëve. Bushati shton se Partia Demokratike është përballë sfidave të mëdha dhe ja doli të kapërcejë momente të vështira që e vunë deri në provën e ekzistencës.
Postimi i plotë:
Të dashur miq, Partia Demokratike është përballë sfidave të mëdha. Kjo forcë politike ja doli të kapërcejë momente të vështira që e vunë deri në provën e ekzistencës. Sot demokratët janë të bashkuar dhe po bëhen gati për zgjedhjet jetike për vendin, ato të 11 Majit. Përveçse për angazhim, koha është dhe për reflektim. Së shpejti, Partia Demokratike do të hyjë në një proçes të rëndësishëm, atë të primareve.
Personalisht, kam zgjedhur të mos mos marr pjesë në primare dhe si rrjedhojë heq dorë nga aspirata për të qenë kandidat për deputet. Ky nuk është thjeshtë një vendim personal, është një akt përgjegjësie politike dhe morale. Gjithsesi, ky vendim nuk do të thotë tërheqje nga rrugëtimi ynë i përbashkët. Përkundrazi, do të jem aty ku kam qenë gjithmonë, pranë Partisë Demokratike dhe demokratëve.
Koherent në bindjet e mia, i palëkundur në vlerat për të cilat kemi luftuar, dhe plotësisht i angazhuar për ringritjen dhe fitoren që synojmë te gjithë për Partinë Demokratike dhe liderin e saj Sali Berisha. Jam i bindur, më shumë se kurrë, se MODERNIZIMI dhe PËRBASHKIMI janë çelësi i fitores. Ja kemi borxh fëmijëve tanë, ja kemi borxh historisë! Së bashku drejt fitores!
Sot ka përfunduar afati për dorëzimin e kandidaturave për garën e Primareve në Partinë Demokratike. Mësohet se Komisioni i Zgjedhjeve në PD është mbledhur për të shqyrtuar kandidaturat sa i takon aspektit formal të dokumentacionit.
Brenda kësaj jave pritet që të mblidhet Kryesia për të miratuar listën e kandidaturave për primare. Gjithashtu bëhet me dije se rreth 300 anëtarë të Partisë Demokratike kanë depozituar kërkesën për t’u bërë pjesë e garës së primareve. Ndërkohë, të gjithë aplikantët do kalojnë me në filtrin e Komisionit të zgjedhjeve dhe më pas do jetë Kryesia që do të miratojë listën finale.

helidon bushati pd primare
Politike
18 Shkurt 2025, 15:06
N.F
Meta
TIRANË- Presidenti i PL-së Ilir Meta ka bërë një reagim të gjatë në "Facebook". Ai sjell në vëmendje...
Politike
18 Shkurt 2025, 14:47
r.ll
ajola xoxa, erion veliaj
TIRANË- Prokuroria e Posaçme në dosjen hetimore në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Eri...
Politike
18 Shkurt 2025, 14:55
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Ambasadorët nga disa shtete të QUINT-it dhe i dërguari evropian në Kosovë kanë zhvilluar takime ...
Politike
18 Shkurt 2025, 14:13
r.ll
erion veliaj
DURRËS- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia e paraburgimit të Durrësit lidhur me hetim...
Politike
18 Shkurt 2025, 13:56
N.F
Takimi me Kurtin
KOSOVË- Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav ka krerët e partive në Kosovë. Orav p&eum...
Politike
18 Shkurt 2025, 13:32
M.B
Selia e PD
TIRANA- Sot ka përfunduar afati për dorëzimin e kandidaturave për garën e Primareve në Partinë Demokrati...
Politike
18 Shkurt 2025, 13:24
N.F
Saimir Tola
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë votoi këtë javë kandidaturën e Saimir Tolës për vendin vakant të...
Politike
18 Shkurt 2025, 13:18
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se deklarata e zëvendëspresidentit amerikan J D Vance në Ko...
Politike
18 Shkurt 2025, 13:16
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha sot në një deklaratë për mediat se kryeministri Edi Rama ishte ai q&e...
Politike
18 Shkurt 2025, 12:43
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha në një dalje për mediat ditën e sotme u pyet nëse i qëndron de...