Sport

Trajneri Flick nuk fal, ul në stol mbrojtësin Koundé kundër Rayo Vallecanos…

I sanksionuar nga trajneri i tij, Hansi Flick, mbrojtësi francez Jules Koundé nuk do tgë jedtë titullar në ndeshjen mes Barçës dhe Rayo Vallecano, mbrëmjen e kësaj të hëne.

18 Shkurt 2025, 10:00 Nga DOSJA
Trajneri Flick nuk fal, ul në stol mbrojtësin Koundé

SPANJE - Jules Koundé nuk do të luajë si titullar në ndeshjen mes Barçës dhe Rayo Vallecano-s këtë të hënë në mbrëmje. I mbërritur me vonesë për bisedën para ndeshjes, francezi u ul në stol nga trajneri i tij Hansi Flick dhe nuk ka gjasa të shfaqet si titullar në fushën e Montjuic.

Kjo është hera e dytë, pas ndeshjes kundër Alavés tetorin e kaluar (fitore 3-0), që Koundé merr këtë trajtim të veçantë nga trajneri i tij.

I lidhur me rendin dhe respektimin e orareve, Flick ka nënshtruar tashmë disa lojtarë në skuadrën katalanase ndaj këtij regjimi të veçantë, veçanërisht Inaki Pena, i cili përfundoi duke humbur vendin e tij të titullarit ndaj Wojciech Szczsny. I pyetur për vendimin, Flick e quajti atë një "vendim të brendshëm."

Gjithsesi, në minutën e 66-të, Jules Kounde është futur në fushën e lojës nga trajneri Flick, për të zëvendësuar 18-vjeçarin Hektor Fort.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll