Sport

VIDEO / Barcelona ngjitet në krye të La Ligës pas javës së 24-t!

U mjaftoi një 11-metërsh i akorduar me ndihmën e sistemit VAR, i shndërruar në gol nga Robert Lewandowski, për të mposhtur minimalisht Rayo Vallecanon, që duhet pranuar në pjesën e parë ishte e pafat në momentin e anulimit të një goli për pozicion jashtë loje aktiv, edhe pse futbollisti që dërgoi topin në rrjetë ishte në pozicion të rregullt.

18 Shkurt 2025, 00:14 Nga DOSJA
VIDEO / Barcelona ngjitet në krye të La Ligës pas javës

SPANJE - Barcelona ngjitet në krye të La Liga-s në përfundim të javës së 24-t. “Blaugranave” u mjaftoi një 11-metërsh i akorduar me ndihmën e sistemit VAR, i shndërruar në gol nga Robert Lewandowski, për të mposhtur minimalisht Rayo Vallecanon, që duhet pranuar në pjesën e parë ishte e pafat në momentin e anulimit të një goli për pozicion jashtë loje aktiv, edhe pse futbollisti që dërgoi topin në rrjetë ishte në pozicion të rregullt.

Rayo rezultoi një kundërshtar shumë i fortë, që mund t’i dëm Barcelonën, gjithsesi në fund ato që kanë rëndësi janë pikët dhe skuadra e Hansi Flick i mori të plota. Barcelona kryeson në kuotën e 51 pikëve, aq sa ka grumbulluar edhe Reali i Madridit, por ndeshja direkte dhe diferenca e golave është në favor të katalanasve.

Zhbllokohet në minutën e 28-të rezultati i takimit përmbyllës të javës së 24-t të La Liga-s mes Barcelonës dhe Rayo Vallecano-s (Balliu e nis në stolin e rezervave). Një ndërhyrje e gabuar pa top brenda zonës mike, e konfirmuar nga sistemi VAR, i dha mundësinë Lewandowski-t të shënonte nga pika e bardhë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll