Sport

Momente frike në Lisbonë: tërmet gjatë konferencës për shtyp të Benficas!...

Tërmeti tronditi godinën pikërisht në kohën kur gazetarët po përgatiteshin të dëgjonin deklaratat e trajnerit në prag të ndeshjes së kthimit të play-off të Champions League kundër Monacos.

18 Shkurt 2025, 07:30 Nga DOSJA
Momente frike në Lisbonë: tërmet gjatë konferencës

PORTUGALI - Një tërmet ndërpreu konferencën për shtyp të Bruno Lage, ish-trajnerit të Wolverhampton Wanderers, teksa i afrohej sallës së shtypit në terrenin stërvitor të Benficas. 

Tërmeti tronditi godinën pikërisht në kohën kur gazetarët po përgatiteshin të dëgjonin deklaratat e trajnerit në prag të ndeshjes së kthimit të play-off të Champions League kundër Monacos.

Pavarësisht të papriturës, konferenca u mbajt menjëherë pas kësaj. Lage rrëfeu episodin me një anekdotë kurioze: “Po ju tregoj atë që i thashë ndihmësit tim Lemos... Ne po ngjiteshim shkallët kur dëgjuam një zhurmë.

Thashë se duhej të rregullonim derën e xhamit para nesh. Vetëm pasi arrita këtu kuptova se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Diario Olé (@diario.ole)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll