Sport

Grabitet shtëpia e Giroud në Los Anxhelos

Sipas medias amerikane TMZ Sports, shtëpia e sulmuesit francez Olivier Giroud u plaçkit në Los Anxhelos më 5 shkurt. Thuhet se është marrë një plaçkë prej 500 mijë eurosh.

18 Shkurt 2025, 09:00 Nga DOSJA
Grabitet shtëpia e Giroud në Los Anxhelos

SHBA - Sipas informacioneve nga TMZ Sports të zbuluara mbrëmjen e kësaj të hëne, shtëpia e Olivier Giroud u grabit më 5 shkurt në Los Angeles.

Në mungesë të kampionit të botës 2018 dhe familjes së tij, një dritare e shtëpisë është thyer nga banditët, të cilët më pas kanë hyrë në pronë.

Këta të fundit u largua me gati 500 mijë euro plaçkë që i përkiste lojtarit francez dhe gruas së tij. Policia po heton dhe tha se ende nuk ka arrestuar. Pasi mbërriti në Kaliforni në LAFC verën e kaluar, sulmuesi 38-vjeçar pati një sezon të vështirë në aspektin sportiv me 0 gola në 14 paraqitje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll