Politike

"Duhet të punojmë së bashku për të gjetur zgjidhje funksionale", Brunner: KE mbështet marrëveshjen inovative të Italisë për të dërguar emigrantë në Shqipëri!

Brunner u shpreh se Italia është një partner shumë i rëndësishëm për KE-në në çështjen e emigracionit. Ai u shpreh se Italia po përpiqet të gjejë mënyra të reja për të siguruar që kthimet e emigrantëve ndërsa theksoi se është shumë pozitive që vendet të kenë qasje të reja.

17 Shkurt 2025, 19:48 Nga N.F
"Duhet të punojmë së bashku për të gjetur zgjidhje
Rama dhe Meloni

TIRANË- Komisioneri i Punëve të Brendshme dhe Migracionit, Magnus Brunner është shprehur së fundmi se Komisioni Evropian mbështet Italinë në protokollin e saj inovativ, por të diskutueshëm për të dërguar emigrantët në Shqipëri. Brunner iu përgjigj medias italiane, Ansa të hënën duke theksuar rëndësinë e gjetjes së qasjeve të reja për emigracionin që funksionojnë në praktikë.

Skema deri më tani është penguar nga gjykatat pasi ndalimi i tre grupeve të para të emigrantëve të dërguar në Shqipëri u anulua në pritje të një vendimi të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, që pritet javën e ardhshme, për vendet e sigurta të origjinës.

Brunner u shpreh se Italia është një partner shumë i rëndësishëm për KE-në në çështjen e emigracionit. Ai u shpreh se Italia po përpiqet të gjejë mënyra të reja për të siguruar që kthimet e emigrantëve ndërsa theksoi se është shumë pozitive që vendet të kenë qasje të reja.


“Ne duhet të punojmë së bashku për të gjetur zgjidhje që funksionojnë në praktikë dhe tani po punoj për krijimin e një kuadri ligjor për të mbështetur të 27-at në kryerjen efektive të kthimit, kështu që ne e ndajmë plotësisht këtë objektiv," tha ai.

Gjykatat italiane deri më tani kanë rrëzuar ndalimet e emigrantëve duke thënë se vendet e tyre të origjinës, Egjipti dhe Bangladeshi, nuk janë të sigurta në të gjithë territorin e tyre. Qeveria e djathtë e kryeministrit Giorgia Meloni ka thënë se do të gjejë një mënyrë për të kapërcyer pengesën e fundit ligjore.

marreveshja e emigranteve rama meloni ke

Sondazh

Poll