Zbatimi i marrëveshjes me Shqipërinë për emigrantët, Meloni: Do të gjejmë një zgjidhje për çdo pengesë që na del
giorgia meloni ROMË- Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni është zotuar se do të çojë përpara planin për ...
Kuvendi në seancën e sotme nuk e votoi kërkesën e PD-së që të votojnë edhe ata shqiptarë që nuk kanë asnjë dokument biometrik shqiptar, por tha se ishte një çështje që i takonte KQZ-së për ta zgjidhur.
TIRANË- Kuvendi ka rrëzuar amendamentin e paraqitur nga Partia Demokratike për njohjen e dokumenteve biometrike të vendit ku jetojnë emigrantët.
Më herët gjatë seancës së sotme, kreu i grupit të PS, Niko Peleshi foli për draftin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe tha se në draftin që ka kaluar sot për votimin nuk përfshihet votimi i emigrantëve shqiptarë me karta identiteti të huaja.
“Nuk është pjesë e këtij drafti propozimi lidhur me karta të huaja. S’kemi asgjë kundër kësaj pjesë të diasporës, që është rreth 7-8%. Këtu u ngritën pretendime të drejta nga kolegët e grupit parlamentar, lidhur me verifikueshmërinë e kartave të identitetit të një shtetit tjetër, databaset e një shteti tjetër që ne nuk i kemi. Për të sqaruar edhe shqiptarët, nuk është pjesë e paketës së sotme. Është një çështje që i takon KQZ, u bëj thirrje ta shikojnë me kujdes që mos të cenohet integriteti i një procesi, për herë të parë në histori po bëhet e mundur vota e diasporës”, tha Peleshi.
Grupi parlamentar i Partisë Demokratik përmes amendamentit kërkonte që vetëm për zgjedhjet parlamentare të 2025 të votohet edhe me pasaportë apo kartë identiteti biometrik të skaduar jo vetëm brenda vendit por edhe jashtë tij.
giorgia meloni ROMË- Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni është zotuar se do të çojë përpara planin për ...
Osmani dhe Erdogan KOSOVË- Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka uruar ditën e sotme presidenten Osmani me rastin e 17-vjetorit t&eu...
Foto ilustruese KOSOVË- Kryetari i Komisionit Qeveritar të Kosovës për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, i ka nisur një letër k...
kuvendi TIRANË- Opozita dhe mazhoranca kanë bashkuar votat në miratimin e shkarkimit nga detyra të kryetarit dhe të gjithë a...
kuvendi TIRANË- Kuvendi ka miratuar me 108 vota pro dhe asnjë kundër ndryshime në Kodin Zgjedhor. “107 vota pro elektroni...
Spiropali TIRANË- Në seancën e sotme është hequr nga rendi i ditës votimi për Avokatin e Popullit. Kreu i Partis&eu...
Zhupa TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Mediave, Ina Zhupa ka mbajtur fjalën e sja në seancën e sotme në Kuvend. Zhupa gjat&e...
Korreshi TIRANË- Deputeti demokrat, Saimir Korreshi ka mbajtur fjalën e tij në Kuvend. Korreshi foli në lidhje me problematikat në...
Noka TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbajti fjalën e tij në Kuvend edhe pasi kryeparlamentarja, Elisa Spiropali nd&eum...
Berisha TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë seancës në Kuvend reagoi për krahasimet të cilët bën kryemini...