Politike

17-vjetori i Pavarësisë së Kosovës/ Erdogan mesazh urimi Osmanit, shpreh vullnetin për forcimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe

Në mesazhin e tij, Presidenti Erdogan i ka shprehur Osmani dhe popullit të Kosovës urimet më të përzemërta në emrin e tij dhe të kombit turk, duke ritheksuar lidhjet historike, njerëzore dhe kulturore ndërmjet dy vendeve.

17 Shkurt 2025, 19:38 Nga N.F
17-vjetori i Pavarësisë së Kosovës/ Erdogan mesazh urimi
Osmani dhe Erdogan

KOSOVË- Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka uruar ditën e sotme presidenten Osmani me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Presidenca e Kosovës ka bërë me dije se Erdogan ka dërguar një mesazh urimi për Osmanin. Në mesazhin e tij, Presidenti Erdogan i ka shprehur Osmani dhe popullit të Kosovës urimet më të përzemërta në emrin e tij dhe të kombit turk, duke ritheksuar lidhjet historike, njerëzore dhe kulturore ndërmjet dy vendeve.

Ai ka nënvizuar mbështetjen e palëkundur të Turqisë për sovranitetin, integritetin territorial dhe përpjekjet e Kosovës për afirmimin e saj në arenën ndërkombëtare, duke rikujtuar rolin e shtetit të tij, si një nga vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës. Presidenti Erdogan ka theksuar vullnetin e përbashkët për forcimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

17-vjetori i Pavarësisë së Kosovës/ Erdogan mesazh urimi

17-vjetori i pavarësisë së kosovës osmani erdogan

Sondazh

Poll