Politike

Ajola Xoxa ankimoi sekuestron e celularit, shtyhet për më 20 shkurt seanca

Telefoni Xoxës u sekuestrua nga SPAK nga hetimet e dosjes "Veliaj", ku rezultonte se Xoxa ishte e përfshirë në skema abuzimesh me fondet publike.

17 Shkurt 2025, 14:12 Nga I.A
Ajola Xoxa ankimoi sekuestron e celularit, shtyhet për më 20 shkurt
Ajola Xoxa

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën gjyqësore ditën e sotme për ankimimin e Ajola Xoxës në lidhje me sekuestrimin e celularit të saj nga ana e SPAK. Mësohet se seanca e sotme është shtyrë për tu mbajtur më 20 shkurt. 

Telefoni Xoxës u sekuestrua nga SPAK nga hetimet e dosjes "Veliaj", ku rezultonte se Xoxa ishte e përfshirë në skema abuzimesh me fondet publike.

Prokuroria e Posaçme e akuzon Xoxën për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Xoxa është lënë në masën e sigurisë "Detyrim Paraqitje". Fillimisht ndaj saj u vendos masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa pas seancës së vlerësimit të masës, GJKKO vendosi “detyrim paraqitje”.

ajola xoxa

Sondazh

Poll