Sport

Çudia në kampionatin gjerman, tifozi bie nga tribuna dhe plagos dy të tjerë!

Të dy tifozët u dërguan në spital, ndërsa Eintracht njoftoi gjithashtu në profilin e tij zyrtar në ‘X’ se dy persona të tjerë pësuan lëndime të lehta.

17 Shkurt 2025, 00:48 Nga DOSJA
Çudia në kampionatin gjerman, tifozi bie nga tribuna dhe plagos dy

GJERMANI - Dy tifozë u plagosën rëndë këtë të diel gjatë ndeshjes së Bundesligës mes Eintracht Frankfurtit dhe Holstein Kiel, pasi një person ra nga tribuna e mesme në tribunën e poshtme të stadiumit ‘Deutsche Bank Park’.

Të dy tifozët u dërguan në spital, ndërsa Eintracht njoftoi gjithashtu në profilin e tij zyrtar në ‘X’ se dy persona të tjerë pësuan lëndime të lehta. “Urojmë një shërim të shpejtë për të gjithë,” deklaroi klubi gjerman.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll