Sport

VIDEO / Eshtë Juventusi fituesja e derbit të Italisë përballë Interit!

Skuadra e Thiago Mottas mundi 1-0 zikaltrit, duke u barazuar me Lazion në vendin e katërt me 46 pikë dhe duke mbajtur skuadrën e Interit pas Napolit në vendin e dytë në klasifikimin e kampionatit italian.

17 Shkurt 2025, 00:41 Nga DOSJA
VIDEO / Eshtë Juventusi fituesja e derbit të Italisë

ITALI – Juventusi fiton derbin e Italisë, siç quhet ndryshe ndeshja kundër Interit, e cila ishte përballja e tyre e 253-të. Në ndeshjen e javës së 25-të të Serisë A, skuadra e Thiago Mottas mundi 1-0 zikaltrit, duke barazuar me Lazion në vendin e katërt me 46 pikë dhe duke mbajtur skuadrën e Interit pas Napolit në vendin e dytë në klasifikimin e kampionatit italian.

Në “Allianz Stadium” të Torinos në pjesën e parë, një gjuajtje me të të djathtën nga Dumfries  goditi shtyllën dhe pritjet e Sommer dhe Di Gregorio mbajtën gjithçka të ekuilibruar me rrjeta të paprekura duke i dërguar të dyja skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin e bardhë 0-0.

Në pjesën e dytë janë bardhezinjtë që e kërkojnë me më shumë këmbëngulje fitoren dhe golin dhe e gjejnë atë në minutën e 74-të, me anë të Conceicao pas një aksioni të shkëlqyer dhe kombinimi me blerjen e tyre më të re në këtë merkato dimri si Kolo Muanit.

Me këto shifra 1-0 u mbyll i gjithë takimi duke i dhënë tre pike shumë të rëndësishme bardhezinjve jo vetëm për klasifikimin që tashmë e shohin veten në vendin e katërt, por edhe për moralin duke qenë se kjo fitore vjen përballë një prej skuadrave më të forta të kampionatit italian të këtyre viteve të fundit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll