Sport

VIDEO/ Ajax mposht Heracles dhe ngjitet në krye të Eredivisie…

“Harkëtarët” e Amsterdamit parakalojnë me 2 pikë PSV Eindhoven

16 Shkurt 2025, 21:03 Nga DOSJA
VIDEO/ Ajax mposht Heracles dhe ngjitet në krye të Eredivisie…

HOLANDE - Ajax përfitoi nga rrëshqitja e fundit e PSV Eindhoven (2-2 kundër Utrecht) dhe pas një fitoreje të madhe ndaj Heracles (4-0) u ngjit në krye të ligës holandeze.

Skuadra e drejtuar nga Francesco Farioli konfirmoi formën e saj të mirë dhe formën e dobët të rivalit kryesor për titull, PSV Eindhoven, i cili pas tre barazimeve radhazi ka humbur statusin si kryesues i Eredivisie.

Ajax, fitore pas fitore, dhe tashmë ka gjashtë radhazi, ka mbyllur diferencën ndaj PSV-së dhe tani qëndron përpara në tabelë, pavarësisht se epërsia e tyre është e vogël: vetëm dy pikë.

Për të arritur këtë diferencë, ata mundën dukshëm Hercalesin e dobët, skuadër që po lufton për të qëndruar në kategori. Golat në pjesën e parë nga Mika Godts dhe Brian Brobbey, dhe në të dytën nga Oliver Edvardsen dhe Davy Klaassen, vulosën tre pikët që do t'i japin Ajax-it epërsinë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll