Sport

FOTO/ Eva Murati, gazetarja e Champions League në Shqipëri, i ve flakën rrjeteve sociale në ditën e “Shën Valentinit”

Prezantuesja e ndeshjeve të Champions League në Shqipërinë është fotografuar me të brendshme për festën e të dashuruarve…

16 Shkurt 2025, 16:00 Nga DOSJA

FOTO/ Eva Murati, gazetarja e Champions League në Shqipëri, i ve

TIRANE - Eva Murati, gazetarja që prezanton ndeshjet e Champions League në Shqipëri, i vuri sërish flakën Instagramit. Prezantuesja është fotografuar me të brendshme të zeza, duke mbajtur tullumbace të kuqe në formë zemre, me rastin e Shën Valentinit. 

Eva u bë e njohur në vitin 2017, kur nisi të drejtonte transmetimin e ndeshjeve të Champions League në televizionin shqiptar. Teleshikuesit shqiptarë, përveç magjisë së yjeve të futbollit europian, kanë edhe një arsye tjetër për të parë, e ajo është prezantuesja shpërthyese.

Murati është marrë me modeling që në moshën 15-vjeçare dhe ka marrë pjesë edhe në filma dhe seriale televizive. Në Shqipëri ajo është krahasuar shumë herë me gazetaren italiane Diletta Leota dhe emisionet e saj thyejnë të gjitha rekordet e vlerësimit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll