Sport

VIDEO/ Vedat Muriqi nuk përmbahet në La Liga, shënon një dopiedë ndaj Las Palmas!...

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, ishte i shkëlqyer në ndeshjen e sotme në duel me Las Palmas-in.

16 Shkurt 2025, 20:41 Nga DOSJA
VIDEO/ Vedat Muriqi nuk përmbahet në La Liga, shënon një

SPANJE - Vedat Muriqi ishte si një përbindësh për ekipin rival. Ai shënoi dy gola për fitoren e Mallorcas me rezultat 3-1 ndaj Las Palmasit, në takimin e javës së 24-të të La Ligas së Spanjës.

Muriqi, i cili në Spanjë njihet me nofkën "Pirati", e nisi serinë e golave në minutën e 7-të. Në minutën e 28-të ai shënoi edhe golin e tij të dytë personal dhe të epërsisë 2-0. Rodriguez thelloi epërsinë në 3-0 në minutën e 35-të. Bajçetiç në minutën e 62-të ngushtoi humbje në 3-1.

Muriqi është zëvendësuar në minutën e 85-të. Pas javës së 24-të në kampionatin spanjol, Mallorca zë vendin e shtatë me 34 pikë dhe Las Palmas është në të 17-tin me 23 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll