Sport

Fitorja, "oksigjen" për Tiranën, fundoset më shumë Skënderbeun në Superiore…

Bardheblutë kanë marrë një fitore të “artë” 1-0 në “Elbasan Arena”, e cila i ngjit në vendin e 7-të

16 Shkurt 2025, 19:46 Nga DOSJA
Fitorja, "oksigjen" për Tiranën, fundoset më shumë

ELBASAN - Bardheblutë e Tiranës kanë arritur një fitore të rëndësishme në javën e 25-të të Superiore, pasi mposhtën Skënderbeun me rezultatin 1-0 në ndeshjen e luajtur në “Elbasan Arena”.

Një ndeshje pothuajse e barabartë në lojë dhe në raste, por ndryshimi i madh erdhi në minutën e 82-të, teksa 16-vjeçari Vogli fitoi një penallti. Bajrovic nga pika e bardhë u tregua i saktë, duke firmosur fitoren 1-0 të skuadrës bardheblu.

Tirana, ndonëse me shumë mungesa, arrin të marrë tri pikë të arta që e largojnë nga zona e kuqe e rrezikut. Aktualisht ndodhet në vendin e 7-të në kuotën e 26 pikëve. Skënderbeu mbetet në kuotën e 20 pikëve, në vendin e fundit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll