Aktualitet

Tentuan të grabisnin me dhunë një 21-vjeçar, identifikohen dhe arrestohen 4 të mitur në Tiranë

Si pasojë 4 të miturit janë shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale, ndërkohë policia ka nisur heitmet nëse të miturit janë autorë të ngjarjeve të tjera të ndodhura në Tiranë.

15 Shkurt 2025, 15:58 Nga B.Z
Tentuan të grabisnin me dhunë një 21-vjeçar, identifikohen
Foot ilustruese

TIRANË - Katër të mitur janë arrestuar nga Policia në Tiranë, pasi akuzohen se kanë tentuar të grabisin një 21-vjeçar.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur në zonën e Ish-Fushës së Aviacionit, ku 4 të miturit përkatësisht të moshave 15,16 dhe 17 vjeç tentuan të grabisnin me dhunë sendet personale të 21-vjeçarit.

Si pasojë 4 të miturit janë shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale, ndërkohë policia ka nisur heitmet nëse të miturit janë autorë të ngjarjeve të tjera të ndodhura në Tiranë.

Njoftimi i Policisë:

Tentuan t’i merrnin me dhunë sendet personale një 21-vjeçari, policia identifikon dhe vë në pranga 4 shtetas të mitur.

Vijon puna për të dokumentuar nëse të miturit janë autorë të ngjarjeve të tjera të ndodhura në Tiranë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, pas marrjes së kallëzimit të një 21-vjeçari se 4 të mitur kishin tentuar t’i merrnin me dhunë sendet personale, kanë organizuar punën menjëherë dhe, pas veprimeve të shpejta dhe të koordinuara, bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e 4 shtetasve të mitur, të moshave 15, 16 dhe 17 vjeç.

Të miturit dyshohen se, ditën e djeshme, në zonën e quajtur Ish-Fusha e Aviacionit, tentuan t’i merrnin me dhunë sendet personale një 21-vjeçari.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera në Tiranë, ku dyshohet se mund të jenë të përfshirë këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

arrestim grabitje policia

Sondazh

Poll