Aktualitet

Aksident i rëndë në Rugovë, autobusi del nga rruga dhe rrokulliset, 17 pasagjerë të plagosur

Sipas policisë vendase, 17 pasagjerët e plagosur janë dërguar në spitalin e Pejës për ndihmë mjekësore, ndërsa aksidenti është duke u hetuar nga Njësia e Trafikut Rajonal.

15 Shkurt 2025, 15:08 Nga B.Z

Aksident i rëndë në Rugovë, autobusi del nga rruga dhe

PEJË - Një aksident i rëndë raporothet të ketë ndodhur ditën e sotme në Rugovë. Një autobus ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në fshatin Shkrel dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur 17 pasagjerë të cilët ishin duke udhëtuar me këtë autobus.

Sipas policisë vendase, 17 pasagjerët e plagosur janë dërguar në spitalin e Pejës për ndihmë mjekësore, ndërsa aksidenti është duke u hetuar nga Njësia e Trafikut Rajonal.

Njoftimi i Policisë:

“Sot rreth orës 00:50, Policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur ne fshatin Shkrel-Rugovë, në këtë vetaksident ishte i përfshirë një autobus i cili ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur. Si pasojë shtatëmbëdhjetë (17) persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar nga Njësia e Trafikut Rajonal”.

aksident rugove

Sondazh

Poll