Aktualitet

Hetimet e SPAK: Grupi i Leonard Dukës planifikoi vrasjet e Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit

Sipas hetimeve të kryera nga SPAK, është provuar se gjatë muajve qershor-shtator 2020, Leonard Duka dhe Drianto Bardhi, në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të realizuar vrasjen e Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit, si pjesë e veprimtarisë së një grupi kriminal.

15 Shkurt 2025, 14:08 Nga M.B
Hetimet e SPAK: Grupi i Leonard Dukës planifikoi vrasjet e Ervis Martinajt
Ervis Martinaj dhe Leonard Duka

TIRANA-SPAK ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dorëzuar kërkesën për dërgimin në gjyq të 14 të pandehurve, pjesëtarë të një grupi të strukturuar kriminal, në kuadër të procedimit penal nr. 59/1, të vitit 2022. Prokuroria e Posaçme ka zbardhur disa ngjarje kriminale mes të cilave dhe kur përfshihet emri i Leonard Dukës. 

Në njoftim thuhet se Leonard Duka, me masë sigurie “Arrest në burg”, akuzohet për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të Ervis Martinaj dhe Erigers Mihasi, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Duka po ashtu akizohet për, krijimi dhe drejtimi i grupit të strukturuar kriminal, kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal.

Ndërkohë, Drianto Bardhi, me masë sigurie “Arrest në burg”, akuzohet për të njëjtat vepra penale në kuadër të grupit të drejtuar nga Leonard Duka. Sipas hetimeve të kryera nga SPAK, është provuar se gjatë muajve qershor-shtator 2020, Leonard Duka dhe Drianto Bardhi, në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të realizuar vrasjen e Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit, si pjesë e veprimtarisë së një grupi kriminal.

Pjesë nga njoftimi i SPAK:

Leonard Duka, i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Ervis Martinaj dhe Erigers Mihasi, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e krijimit, organizimit ose drejtimit të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.

Drianto Bardhi, i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale, akuzuar për kryerjen e veprave penale të: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Ervis Martinaj dhe Erigers Mihasi, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e krijimit, organizimit ose drejtimit të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.

ervis martinaj leonard duka

Sondazh

Poll