Aktualitet

"Kape dhe ****! Mos ja zgjat"/ Zbardhen bisedat mes Shullazit dhe informatorit për vrasjen e Durim Bamit: Ky legeni Rraja thotë që Duri është më i fuqishmi...

Shullazi pasi flet me informatorin e tij, duke deklaruar se kishte parë Durim Bamin duke lëvizur me një Range Rover, i thotë se duhet ta kapin dhe ta vrasin, e të mos presin më, bisedat të bëra në vitin 2020.

15 Shkurt 2025, 15:03 Nga B.Z
"Kape dhe ****! Mos ja zgjat"/ Zbardhen bisedat mes Shullazit dhe
Redjan Rraja

TIRANË - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Durim Bamit, me porosi të ish-deputetit të PS, Arben Ndoka. Dyshohet se për ekzekutimin e tij janë angazhuar “një bandë e tërë”, përfshirë Ervis Martinajn, Astrit dhe Aldo Avdyli, Emiljano Shullazi, etj.

Sipas gazetares Anila Hoxha, Shullazi pasi flet me informatorin e tij, duke deklaruar se kishte parë Durim Bamin duke lëvizur me një Range Rover, i thotë se duhet ta kapin dhe ta vrasin, e të mos presin më, bisedat të bëra në vitin 2020.

“Kape **** r***, mos ja zgjat, se jam ktu dhe robt që janë jashtë me fol kuptohet dhe e kanë pak problem me ardh në Nikël dhe me mbaru punë. Ky legeni që është këtë në burg Rraja, (Redjan Rraja) thotë që Duri është më i fuqishmi aty, i bën reklamë”, i thotë Shullazi informatorit të tij.

 

rrahman rraja

Sondazh

Poll