Aktualitet

Kërcënoi se do të vriste me thikë bashkëshorten dhe djalin e tyre 16-vjeçar, arrestohet 57-vjeçari në Maliq

Policia bën të ditur se 57-vjeçari me iniciale B.B akuzohet se ka kanosur me thikë, bashkëshorten e tij dhe djalin e tyre të mitur, pas një konflikti për motive të dobëta, të cilët janë pajisur me urdhër mbrojtjeje.

15 Shkurt 2025, 14:46 Nga E. D
Kërcënoi se do të vriste me thikë bashkëshorten dhe
foto ilustruese

MALIQ- Një 57-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Maliq, pasi akuzohet se kërcënoi se do të vriste me thikë bashkëshorten dhe djalin e tyre 16-vjeçar. Policia bën të ditur se 57-vjeçari me iniciale B.B akuzohet se ka kanosur me thikë, bashkëshorten e tij dhe djalin e tyre të mitur, pas një konflikti për motive të dobëta, të cilët janë pajisur me urdhër mbrojtjeje. Gjithashtu materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Reagimi”, për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale. Kanosi me mjet presës thikë bashkëshorten dhe djalin e tyre të mitur, ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi ngjarjen e mundshme kriminale . Vihet në pranga 57-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Podgorije, një shtetas kanoste me mjet prerës (thikë), bashkëshorten dhe djalin e tyre 16- vjeç, menjëherë kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat i reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta, është kapur dhe arrestuar shtetasi B. B., 57 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka kanosur me mjet prerës thikë, bashkëshorten e tij dhe djalin e tyre të mitur, pas një konflikti për motive të dobëta, të cilët u pajisën me urdhër mbrojtjeje. Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës thikë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

policia

Sondazh

Poll