Aktualitet

U kap duke shitur kokainë në doza, arrestohet ‘taksisti’ në Tiranë

Policia bën të ditur se në pranga ka rënë Ilir Biçi, 54 vjeç, banues në Tiranë, i cili shfrytëzonte profesionin e tij si taksist për të shpërndarë lëndë narkotike të llojit kokainë, të ndarë në doza, në zona të ndryshme të kryeqytetit.

15 Shkurt 2025, 13:37 Nga E. D
U kap duke shitur kokainë në doza, arrestohet ‘taksisti’
foto ilustruese

TIRANË- Një 54-vjeçar taksisit është arrestuar nga policia pasi shpërndante kokainë në kryeqytet. Policia bën të ditur se në pranga ka rënë Ilir Biçi, 54 vjeç, banues në Tiranë, i cili shfrytëzonte profesionin e tij si taksist për të shpërndarë lëndë narkotike të llojit kokainë, të ndarë në doza, në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Njoftimoi i Policisë:

DVP Tiranë/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme kundër shpërndarjes së lëndeve narkotike kokainë e kanabis. Finalizohet operacioni policor i koduar “Taksisti” Operacioni u finalizua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2. Kamuflohej si taksist dhe shpërndante lëndë narkotike kokainë në doza, në të gjithë Tiranën, vihet në pranga 54-vjeçari.

Sekuestrohen 328 doza kokainë si dhe një sasi lëndë e dyshuar narkotike kokainë. Në bazë të informacioneve të marra në rrugën operative për një shtetas i cili gjatë kohës që punonte si taksist shpërndante lëndë narkotike kokainë të ndarë në doza, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Taksisti” . Si rezultat i operacionit u kap dhe u arrestua shtetasi I. B., 54 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas duke shfrytëzuar profesionin e tij si taksist shpërndante lëndë narkotike kokainë në doza, në të gjithë Tiranën. Në rrugën “Muhamed Gjollesha” është bërë ndalimi i automjetit taksi dhe gjatë kontrollit të ushtruar janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 328 doza kokainë dhe një sasi lëndë e dyshuar narkotike kokainë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

policia

Sondazh

Poll