14 Shkurt 2025, 10:15
Nga N.F
Kallas
KOSOVË- I ngarkuari i ri i BE-së për dialogun Peter Sorensen, dy ditët e shkuara i kaloi në Paris dhe Berlin ku zhvilloi biseda të rëndësishme për mënyrën se si të avancojë procesi i dialogut Kosovë-Serbi.
Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian Kaja Kallas, tha në Bruksel se do ta shqyrtojë mundësinë, së bashku me të dërguarin e ri për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, për ta bërë funksional dialogun mes dy vendeve fqinje. Këtë deklaratë Kallas e bëri në një bisedë të përbashkët me grupin "Redaksia Evropiane”, ku bëjnë pjesë rreth 20 agjenci evropiane të lajmeve. "Janë dëgjuar kritika rreth formatit të deritashëm të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Kallas.
"Sapo kemi emëruar një përfaqësues të posaçëm për dialog ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe unë do të ulem me të në mars, për të parë se si do të vazhdojmë me këtë dhe unë vërtet dua të shikoj se si mund ta bëjmë këtë funksional. E kam adresuar këtë edhe me ministrin e Jashtëm të Serbisë dhe ai më ka thënë se është i gatshëm vërtet të investojnë kohë në normalizimin”, tha Kaja Kallas.
Sorensen: Kam marrë mbështetje nga Franca dhe Gjermania
Në të njëjtën kohë, i ngarkuari i ri i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen njoftoi se dy ditët e shkuara i kaloi në Paris dhe Berlin ku siç tha "zhvilloi biseda të rëndësishme për mënyrën se si të avancojë procesi i dialogut Kosovë-Serbi”, duke shtuar se ka marrë mbështetje nga Franca dhe Gjermania.
"Kalova dy ditët e fundit në Paris dhe Berlin. Patëm biseda shumë të mira dhe substanciale për mënyrën se si ta çojmë përpara Dialogun. Jam mirënjohës për mbështetjen e plotë të përpjekjeve të mia", shkroi në "X”, Peter Sorensen duke ndarë fotografi me zyrtarë të Francës dhe Gjermanisë.
Ende nuk ka ndonjë njoftim se kur Peter Sorensen, që pason në këtë detyrë Miroslav Lajçakun, do të organizojë takim me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë. Kosova sapo mbajti zgjedhjet parlamentare dhe akoma nuk janë konstituuar institucionet e reja. Kosova dhe Serbia që nga viti 2011 zhvillojnë dialog nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe ka pasur një sër takimesh edhe të nivelit të lartë politik. Në fillim të vitit 2023 Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, e cila sipas Bashkimit Evropian duhet të zbatohet nga të dyja vendet./ DW
kaja kallas kosove serbi
Politike
14 Shkurt 2025, 10:13
r.ll
bardhi, sula
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka kërkuar shpalljen fajtor të kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment...
Politike
13 Shkurt 2025, 22:51
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha thotë se kontrata me Chris LaCivita për të drejtuar fushatën e PD-së ësh...
Politike
13 Shkurt 2025, 22:42
E. D
Peter Sorensen
PARIS- I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, ka thënë të ...
Politike
13 Shkurt 2025, 22:40
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për koalicionet në zgjedhje. I ftuar në emisionin “Opinion” në...
Politike
13 Shkurt 2025, 22:36
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha thotë se kryetari i Komitetit Kombëtar Republikan në SHBA, Chris LaCivita, që do t...
Politike
13 Shkurt 2025, 22:25
E. D
Ola Xama
TIRANË- Gazetarja Ola Xama ka folur për hetimet e SPAK ndaj Erion Veliajt dhe faktin se vëllai i Veliajt përmendet në do...
Politike
13 Shkurt 2025, 22:24
Chris LaCivita
TIRANË - Chris LaCivita udhëheqësi i fushatës zgjedhore të Donald Trump, i cili do të jetë edhe udhë...
Politike
13 Shkurt 2025, 22:15
E. D
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala tha se SPAK dyshon se 4 biznesmenët që i la në “detyrim paraqitje” kan&...
Politike
13 Shkurt 2025, 22:13
Dosja
LaCivita
TIRANË - Njeriu i afërt i presidentit Donald Trump, Chris LaCivita ka komentuar mbrëmjen e sotme deklaratat e kryeministrit Rama i ...
Politike
13 Shkurt 2025, 22:16
I.A
Sa
TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha ka deklaruar se nëse PD fiton zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, reforma në drejtësi do...