Politike

"30 mln euro të ardhura"/ Ola Xama: SPAK është treguar i zbutur me vëllain e Erion Veliajt!

Xama gjithashtu u shpreh se kompania ONE, rezulton edhe te vendimi i gjykatës që ka marrë punë publike nga Bashkia Tiranë, por Xoxa dhe zonja Kodakçi, kanë prerë disa fatura fiktive edhe me kompaninë Gogel.

13 Shkurt 2025, 22:25 Nga E. D
"30 mln euro të ardhura"/ Ola Xama: SPAK është treguar
Ola Xama

TIRANË- Gazetarja Ola Xama ka folur për hetimet e SPAK ndaj Erion Veliajt dhe faktin se vëllai i Veliajt përmendet në dosje por ndaj tij nuk ka ndonjë konkluzion apo masë sigurie. Xama e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, tha se kompania e vëllait të Veliajt, ka ndër klientë kryesor, One Communications. Xama gjithashtu u shpreh se kompania ONE, rezulton edhe te vendimi i gjykatës që ka marrë punë publike nga Bashkia Tiranë, por Xoxa dhe zonja Kodakçi, kanë prerë disa fatura fiktive edhe me kompaninë Gogel.

"Kompania e vëllait të Veliajt, ka ndër klientë kryesor, One Communications. Kompania ONE, rezulton edhe te vendimi i gjykatës që ka marrë punë publike nga Bashkia Tiranë, por zonja Xoxa dhe zonja Kodakçi, kanë prerë disa fatura fiktive edhe me kompaninë Gogel. Këto janë të dhëna që dalin në dosje. Çështja është nën hetim, për shkak të madhësisë së xhiros së Gogel në tetë vitet e fundit janë afro 30 mln euro të ardhura dhe 4.5 mln euro fitime, që kishte të ardhura dhe xhiro modeste para se Veliaj të bëhej kryebashkiak. Nuk e dimë nëse SPAK po e heton me të njëjtën rigorozitet si zonjën Xoxa.  Mua këtu SPAK më duket i zbutur me familjen Veliaj", tha Xama. 

ola xama

Sondazh

Poll