Politike

Gjyqi me Edmond Sulën/ SPAK kërkon shpalljen fajtor të Bardhit, avokatët e demokratit: Deklarimet në parlament janë bërë në cilësinë e deputetit

SPAK po ashtu ka kërkuar që Bardhi të shpallet i pafajshëm për fyerje. 

14 Shkurt 2025, 10:13 Nga r.ll
Gjyqi me Edmond Sulën/ SPAK kërkon shpalljen fajtor të Bardhit,
bardhi, sula

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka kërkuar shpalljen fajtor të kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhit në gjyqin për shpifje ndaj Edmond Sulaj. Ndërkohë SPAK po ashtu ka kërkuar që Bardhi të shpallet i pafajshëm për fyerje. 

Avokatët e demokratit kanë kërkuar pafajësi në gjyq dhe janë shprehur se është deputet dhe nuk e ka pasur personalisht me Sulën. Gjyqtarja Flojera Davidhi është tërhequr për vendim.

Akuzat në drejtim të Sulajt u hodhën nga Gazment Bardhi në seancën plenare të 12 shtatorit 2024, kur kreu i grupit të PD po zhvillonte një interpelancë me kryeministrin Rama për mbetjet e dyshuara toksike. Bardhi lexoi disa kodet të SkyECC dhe akuzoi se kreun e policisë në Shkodër e zgjodhën bandat në tetor 2023.

gazment bardhi edmond sulaj gjkko

Sondazh

Poll