Politike

Zgjedhjet e 11 majit/ "Dil tani, shaj dhe shpif", Rama-Berishës: Tani ke edhe atë të Trumpit, do ta shohim!

Rama tha se partitë e tjera shikojnë dhe flasin njësoj. Ai tha se Berisha do të reagojë për deklaratat e tij duke thënë se kryeministri është tërbuar dhe droguar.

13 Shkurt 2025, 10:02 Nga N.F
Zgjedhjet e 11 majit/ "Dil tani, shaj dhe shpif", Rama-Berishës:
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në lidhjen e tij live nga rrjetet sociale ka folur për zgjedhjet e 11 majit. Rama gjatë fjalës së tij ka ironizuar kreun e PD-së, Sali Berisha. Ai tha se në zgjedhjet e 11 majit ka vetëm një garanci që SPAK të mos shkrihet dhe ajo është PSSH. 

Rama tha se partitë e tjera shikojnë dhe flasin njësoj. Ai tha se Berisha do të reagojë për deklaratat e tij duke thënë se kryeministri është tërbuar dhe droguar. Rama tha se Berisha mund të dalë e të shpifë dhe tani që ka marrë drejtuesin e ri të fushatës elektorare të Trumpit do ta shohin.

"Me ata që duan të shkrijnë SPAK më 11 maj është momenti kur edhe për SPAK edhe për drejtësinë, ka vetëm një mënyrë për t’i dhënë të gjithë garanci, PSSH, të tjerat harrojeni. Vetëm shihini, kujtoni dhe kaq. Kurse këta që nuk keni ca të kujtoni, shikojnë si flasin dhe janë njësoj. Vetëm që nuk janë me zhubra si bufi. Tani këneta tani le të hidhet, u tërbua, u drogua. Hidhu kënetë  kërceni bretkosa zhapa e zhpiqe, o buf dil tani e shaj e shpif. Tani ke edhe atë të Trumpit, do ta shohim," tha Rama.

berisha rama

Sondazh

Poll