Politike

"SPAK nuk është Vatikani", Rama sulmon Reformën: Kur antikorrupsioni del nga shinat, bëhet dhe më i rrezikshëm se vetë korrupsioni për shtetin dhe qytetarët

Rama shtoi se kur drejtësia hyn në telefon duhet të hyjë vetëm për çështjen dhe ta kontrollojë në praninë e personi. Sipas tij SPAK nuk është Vatikani.

13 Shkurt 2025, 08:54 Nga N.F
"SPAK nuk është Vatikani", Rama sulmon Reformën: Kur
rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm në një lidhje live në rrjetet sociale ka sulmuar reformën në drejtësi. Rama u shpreh se ku antikorrupsioni del nga shinat, bëhet dhe më i rrezikshëm se vetë korrupsioni për shtetin dhe qytetarët. 

Rama shtoi se kur drejtësia hyn në telefon duhet të hyjë vetëm për çështjen dhe ta kontrollojë në praninë e personi. Sipas tij SPAK nuk është Vatikani. Ai theksoi se SPAK është institucion i ri dhe bën gabime.

Kryeministri tha se SPAK duhet të dëgjojë edhe kritikat. Ai shtoi se Veliaj duhet të hetohet deri në fund dhe nëse del se ka korrupsion të shkojë aty ku duhet, por vetëm kur ka korrupsion. 

"Çfarë duhet të pranojmë ne, që të intimidojnë dhe të japin 5 fletë dhe thonë firmosni. Këto nuk janë sulme, janë thirrje për standarde. Kur antikorrupsioni del nga shinat, bëhet dhe më i rrezikshëm se vetë korrupsioni për shtetin dhe qytetarët. 

Ata janë njerëz që mbajnë qindra punonjës dhe qindra familje. Si mund të merret peng një telefon? Dhe kur drejtësia hyn në telefon duhet të hyjë vetëm për çështjen dhe ta kontrollojë në praninë tënde. SPAK nuk është Vatikani. Është institucion i ri. Bën dhe gabime. Qeveria e Shqipërisë 100 e ca kusur vite dhe bën gabime. Jo këto që kanë 5 vite. Është e nevojshmë të dëgjojnë dhe kritika. Erion Veliajn ta hetojnë deri në fund, dhe nëse del se ka korrupsion të shkojë aty ku duhet, por vetëm kur ka korrupsion," tha Rama.

rama

Sondazh

Poll