Politike

"KLGJ nuk duhet të bëjë korporatën", Ramës nuk i del e keqja: Mos u shqetësoni se u bë trysni, po merrni gjithë ato para

 Rama tha se KLGJ -së nuk i vjen e keqja nga ai vetë dhe Partia Socialiste.

13 Shkurt 2025, 09:19 Nga r.ll
"KLGJ nuk duhet të bëjë korporatën", Ramës
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në daljen e sotme me ndjekësit ka komentuar sërish reagimin e djeshëm të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Rama tha se KLGJ -së nuk i vjen e keqja nga ai vetë dhe Partia Socialiste. Ai u shpreh se KLGJ nuk duhet të shqetësohet po bëhet apo jo trysni, por të punojnë dhe justifikojnë sipas tij "pagat e jashtëzakonshme" që po marrin.

"KLGJ duhet të shqetësohet jo të bëjë korporatën. Ça trysnie ka? Nuk vjen e keqja nga Edi Rama dhe Partia Socialiste. Çdokujt i japim hakun e vet. Mos u shqetësoni se u bë trysni po bëni punën atje se merrni gjith ato para, keni paga të jashtëzakonshme. Ça bëjnë ato punonjës atje? Shqetësohuni a është e vërtetë ajo dosja e gjyaktësit. Nuk do rrimë pa kërkuar standarde harrojeni.", tha Rama.

Këshilli i Lartë Gjyqësor deklaroi dje se ka ndjekur me vëmendje deklaratat e fundit të Ramës të cilat prekin figurën dhe dinjitetin e gjyqtarëve pranë gjykatave të posaçme për korrupsionin dhe krimin e organizuar. Këshilli i Lartë Gjyqësor thekson se mënyra e vetme e kundërshtimit të një vendimi gjyqësor është përmes ankimit në një gjykatë më të lartë. Më tej në reagim shton se pavarësia e gjyqësorit është një ndër shtyllat themelore për garantimin e drejtësisë dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve.  KLGJ shton se gjyqtarët duhet të jenë të lirë nga çdo lloj forme që ndërhyn në vendimmarrje, në mënyrë që të ushtrojnë detyrën në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. 

Reagimi i KLGJ erdhi pasi Rama ka sulmuar gjykatësin që ka firmosur arrestimin e Erion Veliajt. Rama gjatë fjalës së tij, e ka quajtur gjyqtarin Erjon Bani si një ekstremist i PD-së dhe se për këtë arsye ishte zgjedhur nga prokurorët se ka firmosur me target vendimet për socialistët.  Duke iu referuar gjykatësit, pa i përmendur emrin, Rama e fajësoi atë për nxjerrjen e dosjes Toyota Yaris, përgjime të cilat po i nxjerr në publik kryedemokrati Sali Berisha. Rama theksoi se ky gjykatës ka qenë shok në zyrë me një nga deputetët e PD-së gjatë kohës kur ministër i drejtësisë ka qenë Eduart Halimi.

edi rama klgj

Sondazh

Poll