13 Shkurt 2025, 09:40
Nga r.ll
paraburgimi ne durres
DURRËS- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka mbërritur paraditen e sotme në paraburgimin e Durrësit. Gjykata e Posaçme la dje në fuqi masën e arrestit në burg ndaj tij, pas një seance që zgjati rreth 6 orë.
Për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, GJKKO ka ndryshuar masën e sigurisë nga "Arrest Shtëpie" në "Detyrim Paraqitje" dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”. Sipas vendimit të gjyqtarit Erjon Bani, Xoxa duhet të paraqitet në SPAK të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, në orën 11:00.
Sa i takon biznesmenëve të përfshirë në dosje, ka mbetur në qeli biznesmeni Elman Abule, duke iu konfirmuar masa e sigurisë “Arrest me burg”. Ndërsa për biznesmenët e tjerë ka mbetur në fuqi masat e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Masat e sigurisë dhe akuzat për të pandehurit
-Erion Veliaj – Arrest me burg; korrupsion (9 raste) dhe pastrim parash
-Ajola Xoxa – Detyrim paraqitje; korrupsion (9 raste), pastrim parash, fshehje pasurie
-Elman Abule -Arrest me burg; Pastrim Parash
-Gentian Sula – Detyrim paraqitje; Korrupsion aktiv
-Meriman Palushi – Detyrim paraqitje; Korrupsion aktiv
-Fatmir Bektashi -Detyrim paraqitjeje; Korrupsion aktiv
-Sokol Kryeziu – Detyrim paraqitje; Korrupsion aktiv
-Shkëlqim Fusha – Detyrim paraqitje; Korrupsion aktiv
Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga peronat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.
erion veliaj paraburgimi ne durres
Politike
13 Shkurt 2025, 09:28
N.F
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm në një lidhje live në rrjetet sociale iu përgjigj komentit...
Politike
13 Shkurt 2025, 09:26
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm në një lidhje live në rrjetet sociale u shpreh se duhet të...
Politike
13 Shkurt 2025, 09:19
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në daljen e sotme me ndjekësit ka komentuar sërish reagimin e djeshëm të Këshilli...
Politike
13 Shkurt 2025, 09:06
r.ll
rama
TIRANË- Kyeministri Edi Rama në daljen e tij drejtpërdrejt në rrjetet e tij sociale tha se një person që të burgose...
Politike
13 Shkurt 2025, 09:07
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm në një lidhje live në rrjetet sociale u shpreh se është&n...
Politike
13 Shkurt 2025, 08:54
N.F
rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm në një lidhje live në rrjetet sociale ka sulmuar reformën n&eu...
Politike
13 Shkurt 2025, 08:44
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur edhe ditën e sotme gjatë daljes së tij drejtpërdrejtë në rrjetet sociale...
Politike
13 Shkurt 2025, 08:38
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm në një lidhje live në rrjetet sociale ka komentuar arrestimin e krye...
Politike
13 Shkurt 2025, 08:05
N.F
TIRANË- Kuvendi do të zhvillojë sot seancë plenare. Në seancë pritet pritet një interpelancë me ministrin e Brendsh&eu...
Politike
13 Shkurt 2025, 07:43
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë nuk krijojnë mundësi p...