Politike

"U njohëm içik si shumë", Rama i sulet Drejtesisë: Prokurori ka të drejtë dhe të çmendet po gjykata mban peshën

Duke iu drejtuar ndjekësve, Rama u shpreh se nuk është normale që një kryebashkiak të merret nga zyra dhe të çohet në gjyq pa prova.

13 Shkurt 2025, 08:44 Nga r.ll
"U njohëm içik si shumë", Rama i sulet
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur edhe ditën e sotme gjatë daljes së tij drejtpërdrejtë në rrjetet sociale lidhur me arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. 

Duke iu drejtuar ndjekësve, Rama u shpreh se nuk është normale që një kryebashkiak të merret nga zyra dhe të çohet në gjyq pa prova. Më tej tha se gjykata bëhet e pushtetshme, kur i zgjedhur i popullit ka bërë shkelje. Sipas tij, prokurori ka të drejtë dhe "të çmendet", por gjykata e mban peshën dhe është garanti i drejtësisë.

"Ju duket normale që një kryebashkiak të merret nga zyra, të çohet në gjyq pa prova. Si udhëheqësi që i ka dhënë jetë SPAK, duke vënë në tavolinë dhe ekzistencën e qeverisë. Mos të bëj unë kërkesë për standarde demokratike?  Kur thonë tironsit u njohëm içik si shumë. Ça janë zgjedhësit që zgjedhin, mish për top? Kush e drejton bashkinë e Tiranës tani? Kush do ti bëjë 1001 punët tani? Apo gjykatësit?

Dikush ka thënë, prokurori ka të drejtë dhe të çmendet, po gjykata e mban peshën është garanti. Këtu është bërë gjykata stërspeciale, që rrit peshën e dënimit paraprak. Shkon prokurori i SPAK te gjykatësi, dhe i thotë ik thellohu se duhet masë më e rëndë. Gjykatësit janë mbi opinionin publik. Gjykatësit i jepet pushteti që të marrin masa kur të zgjedhurit e popullit kanë kryer shkelje.", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll