Politike

"Duhet të jesh idiot të thuash që unë kontrolloj SPAK-un", Rama: Gjithë kjo urgjencë për të burgosur Veliajn dhe jo për 21 janarin! Familjeve të viktimave s'kam ç'tu them

Rama shtoi se ai nuk bën drejtësi por 21 janari nuk do të mbetet pa ndëshkuar. Ai tha se nuk ka çfarë tu thojë familjeve të viktimave në lidhje me çështjen e 21 janarit.

13 Shkurt 2025, 09:26 Nga N.F
"Duhet të jesh idiot të thuash që unë kontrolloj
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm në një lidhje live në rrjetet sociale u shpreh se duhet të jesh idiot të thuash që ai kontrollon SPAK-un. Ai foli edhe në lidhje me çështjen e 21 janarit ndërsa tha se hetimet për të duhet tia kërkojnë SPAK-ut dhe jo atij.

Rama shtoi se ai nuk bën drejtësi por 21 janari nuk do të mbetet pa ndëshkuar. Ai tha se nuk ka çfarë tu thojë familjeve të viktimave në lidhje me çështjen e 21 janarit. Rama theksoi se për të arrestuar kryebashkiakun ishte një emergjencë ndërsa për 21 janarin jo.

"Ç’duhet të bëj unë për 21 janarin. Duhet të jesh idiot ose ligësirë që të vijosh të thuash që Rama kontrollon SPAK-un. Kërkojani SPAK-ut jo mua.

Jua them prap nuk ikën 21 janari pa u ndëshkuar por nuk jua them unë sepse nuk e bëj unë drejtësinë. 21 janari është nga ato çështje që vonojnë. Kur më vijën familjet e viktimave nuk kam ç’tu them. Gjithë kjo urgjencë për të burgosur Veliajn dhe jo për 21 janarin," tha Rama.

rama 21 janari spak

Sondazh

Poll