Politike

"Ditën derdhi lot krokodil për të, në darkë e gjeti zgjidhjen!" Berisha: Rama i zuri vendin Veliajt!

Berisha thotë se kryeministri Edi Rama pasi derdhi lot krokodili Veliajn gjithë paraditen dhe gjatë ditës, në darkë e gjeti zgjidhjen. Sipas Berishës, Rama i zuri vendin Veliajt.

11 Shkurt 2025, 21:01 Nga M.B
"Ditën derdhi lot krokodil për të, në darkë e
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka postuar një video në rrjetet sociale ku flet sërish për arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt. Berisha thotë se kryeministri Edi Rama pasi derdhi lot krokodili Veliajn gjithë paraditen dhe gjatë ditës, në darkë e gjeti zgjidhjen. Sipas Berishës, Rama i zuri vendin Veliajt.

"Mirëmbrëma miq! Edi Rama pasi derdhi lot krokodili për Erion Veliajn gjithë paraditen dhe gjatë ditës, në darkë e gjeti zgjidhjen, i zuri vendin", thotë Berisha.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ndodhet në qeli me urdhër të SPAK, i cili e akuzon për korrupsion, fshehje të pasurisë si dhe pastrimit të parave. Bashkë me Veliajn është vënë në pranga dhe biznesmenin Elman Abule. 

Ndërkohë Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë "arrest në shtëpi" për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxën.  Biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha janë vënë në detyrim paraqitje nga SPAK. 

sali berisha

Sondazh

Poll