Sport

Federata Spanjolle ndalet me kompaninë Kosmos, aprovon ligjin ‘anti-Pique’...

Asambleja e përgjithshme e Federatës Spanjole të Futbollit (RFEF), të hënën, ishte jashtëzakonisht e qetë me shumë pak mospajtime, ku pati edhe aprovim të një rregulli të ri.

11 Shkurt 2025, 14:36 Nga DOSJA
Federata Spanjolle ndalet me kompaninë Kosmos, aprovon ligjin

SPANJE - Asambleja e Federstës Spanjole të Futbollit, e udhëhequr nga presidenti i ri Rafael Louzan dhe bordi i tij, duke përfshirë presidentin e La Ligas, Javier Tebas, aprovuan një buxhet prej 372 milionë eurosh për këtë vit pa asnjë votë kundër. 

Në të u vendos gjithashtu që, presidenti Louzan do të marrë një pagë prej 379 mijë eurosh, që është gjysma e asaj që kishte fituar paraardhësi i tij Luis Rubiales. 

Për më shumë, RFEF gjithashtu aprovoi atë që po i referohen si ligji ‘anti-Pique’. 

Rregullat e reja ndalojnë çdo marrëdhënie tregtare mes RFEF dhe sportistëve profesionistë aktiv për garat ndërkombëtare, ka raportuar Marca. 

Kjo vjen disa vite pasi presidenti i mëparshëm Rubaiales u pajtua për një marrëveshje që ndeshjet e Superkupës së Spanjës të luhen në Arabinë Saudite. 

Marrëveshja ishte ndërmjetësuar nga marka sportive Kosmos, e cila është në pronësi të ish-mbrojtësit Gerard Pique, i cili gjatë asaj kohe ishte duke luajtur për Barcelonën. 

Marrëdhënia miqësore mes Piques dhe Rubiales u bë e dukshme pasi u publikuan disa mesazhe mes palëve, duke bërë që të nis një hetim për këtë marrëveshje

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll