Sport

Barcelona, mesfushori holandez Frenkie de Jong tani e ka një çmim…

Barcelona thuhet se është gati ta shesë mesfushorin Frenkie de Jong gjatë afatit kalimtar të verës.

11 Shkurt 2025, 14:22 Nga DOSJA
Barcelona, mesfushori holandez Frenkie de Jong tani e ka një

SPANJE - Sipas medias Fichajes, Barcelona është e gatshme ta transferojë holandezin në këmbim të 40 milionë eurove në verë.

Kontrata e tij zgjat deri në vitin 2026, por klubi e sheh këtë si një shans për të mbledhur fonde dhe për të shmangur humbjen e tij për më pak më vonë.

Liverpooli thuhet se po udhëheq garën për nënshkrimin e holandezit dhe ata po përgatisin një ofertë hapëse prej 35 milionë euro, që është nën vlerësimin e Barcelonës.

Klubet saudite kanë shfaqur gjithashtu interes, por një lëvizje në Ligën Premier duket më e mundshme. Manchester Unitedi më pare nën drejtimin e Ten Hag ishte i etur, por tani mund të jetë prapa Liverpoolit në ndjekje.

Me marrjen e përgjegjësisë nga Arne Slot, Reds po kërkonje të forcojë mesfushën e tyre, veçanërisht me pasigurinë për Trent Alexander-Arnold, Virgil van Dijk dhe Mohamed Salah.

Barcelona është e hapur për të shitur nëse Liverpool përmbush çmimin e kërkuar. Nëse nuk bihet dakord për rinovim të kontratës, ky mund të jetë sezoni i fundit i De Jong në klubin katalanas.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll