Sport

Bayern Munich është ndaluar të luajë me fanelat e kuqe në shtëpinë e Celtic...

Arsyeja është ngjyra e numrave, të cilët nuk përputhen me rregulloret e UEFA-s.

11 Shkurt 2025, 13:58 Nga DOSJA
Bayern Munich është ndaluar të luajë me fanelat e kuqe

GJERMANI - Bayern Munich ka luajtur tashmë 8 ndeshje në këtë edicion të Champions League dhe në asnjë prej tyre nuk është lejuar të luajë me fanelën kryesore (të kuqe).

Një situatë që duhet të përsëritet këtë të mërkurë kur ata do të vizitojnë kalanë e Celtic, pavarësisht se nuk ka asnjë lloj konflikti mes të kuqve të gjermanëve dhe bardheblertëve të skocezëve.

Sipas ‘BILD’, çështja në fjalë është ngjyra e numrave dhe emri në pjesën e pasme të këtyre bluzave. Modeli origjinal (i cili përdoret pa problem në garat vendase) ka këto dy pika të printuara në të zezë, një nuancë që sipas UEFA-s nuk ofron mjaft kontrast për të lejuar shikim të kënaqshëm, sidomos në televizion.

Prandaj, për të përdorur fanelën e shtëpisë së tij, Bayernit do t'i duhet të printojë numrat dhe emrat me një ngjyrë tjetër, ku e bardha është mënyra më e lehtë për të zgjidhur problemin.

Kundër Benficas, për shembull, pavarësisht se luante në shtëpi, Bayern Munich luajti me një fanelë ngjyrë bezhë, duke lejuar klubin e Luzit të luante në ngjyrën e tij kryesore.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll