Sport

Pas eliminimit të Liverpoolit, Plymouth do të përballet me Manchester Cityn në raundin e 5-të të FA Cup

Klubi anglez D2, Plymouth, i cili mundi Liverpoolin në raundin e kaluar të FA Cup, do të përballet me Manchester Cityn në fazën e 16-të, sipas shortit të hedhur të hënën.

11 Shkurt 2025, 12:00 Nga DOSJA

Pas eliminimit të Liverpoolit, Plymouth do të përballet me

ANGLI - Pas eliminimit të liderit të Premierligës, Liverpool (1-0), një tjetër sfidë e pret skuadrën fundore të Championship. Plymouth do të udhëtojë në Eithad Stadium për 1/16 e FA Cup.

Ndër ndeshjet e tjera në 1/16 e FA Cup, të planifikuara për fundjavën e 1 dhe 2 marsit, Manchester United, kampioni në fuqi, do të presë Fulhamin në Old Trafford, ndërsa Brighton që eliminoi Chelsean do të shkojë në Newcastle.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll