Sport

Pas kaosit, presidenti i Adana Demirspor jep dorëheqjen…

Bedirhan Durak e ka marrë këtë vendimin pas ndeshjes kundër Galatasaray

11 Shkurt 2025, 14:13 Nga DOSJA
Pas kaosit, presidenti i Adana Demirspor jep dorëheqjen…

TURQI - Presidenti i Adana Demirspor, Bedirhan Durak, dha dorëheqjen dje, një ditë pasi skuadra u largua nga fusha kur humbi (0-1) nga Galatasaray, duke u ndjerë i mërzitur nga vendimet e arbitrit.

Ndeshja ishte për raundin e 23-të dhe situata u komplikua kur gjyqtari i ndeshjes, Oguzhan Çakir, akordoi një penallti mjaft të diskutueshme, të cilën Morata e shndërroi në gol.

Trajneri i Adana Demirspor, Mustafa Avci, e nxorri skuadrën e tij nga fusha pak minuta më vonë dhe ndeshja u ndërpre.

"Jam dorëhequr nga posti i presidentit dhe që nesër do të jetë më mirë. Me keqardhje konstatoj se kemi arritur në një ngërç. Për të mirën e klubit dhe të familjes sime, më e mira është që unë të largohem", tha Durak.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll