Sport

Akuzat për shpërndarjen e videove pornografike nga Raul Asencios, janë vërtetuar…

Gjykata provinciale e Las Palmas refuzon kërkesën e tij për të mbyllur çështjen e ngritur kundër tij për shfaqjen e një video seksuale të disa kolegëve të klubit me një të mitur.

11 Shkurt 2025, 13:47 Nga DOSJA
Akuzat për shpërndarjen e videove pornografike nga Raul Asencios,

SPANJE - Gjykata provinciale e Las Palmas ka refuzuar kërkesën e Raul Asencios,  lojtarit të Real Madridit, për të mbyllur çështjen kundër tij për shpërndarjen e një videoje me përmbajtje seksuale, në të cilën bashkëlojtarët e tij nga ekipi i të rinjve të Real Madridit kishin marrëdhënie me dy vajza nga Ishujt Kanarie, njëra prej tyre e mitur në kohën e ngjarjeve.

Në këtë mënyrë akuza ndaj Asencios mbetet. Qendërmbrojtësi i Real Madridit nuk mori pjesë në takimin, i cili u regjistrua pa pëlqimin e vajzave. Por videoja erdhi në zotërim të tij dhe Asencio, sipas rastit, dyshohet se ua ka treguar palëve të treta pa lejen e të rejave të përfshira në takim.

Vendimi i Gjykatës Provinciale të Las Palmas, raportuar nga El Confidencial, ka hedhur poshtë kërkesën e Asencios, duke theksuar në vendimin e saj, se Raul Asencio mund të kishte kryer, me veprimet e tij, një krim të pornografisë së fëmijëve, pasi një nga vajzat e përfshira ishte e mitur.

Kjo mund të ketë pasoja shumë të rënda për lojtarin e ri të Real Madridit, pasi ky krim mund të dënohet, sipas Kodit Penal, deri në pesë vite burg, situatë që mund të rrezikojë karrierën e futbollistit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll