Sport

Nainggolan: "Më paraqitën si shpërndarës droge, sikur kishin kapur Escobarin"...

“Unë isha përfshirë në këtë çështje (hetim për trafik droge), vetëm për shkak të një miku”.

11 Shkurt 2025, 10:30 Nga DOSJA

Nainggolan: "Më paraqitën si shpërndarës droge, sikur

BELGJIKE - Radja Nainggolan, ish-mesfushori i Cagliarit, Romës dhe Interit, është rikthyer për të folur për rastin në të cilin ishte përfshirë së fundmi (arrestimi me akuzën e pastrimit të parave në Belgjikë dhe më pas lirimi).

"Arrestimi? Ishte gjashtë në mbrëmje kur më paraqitën para gjykatësit hetues, më morën në pyetje për katër orë, sikur të kishin kapur Escobarin.

Unë isha përfshirë në këtë çështje (hetim për trafik droge), vetëm për shkak se ishte përfshirë një miku im. Donin të dinin se çfarë raporti kisha me të, asnjë pyetje për drogën, ishte një përvojë e çuditshme që nuk do të doja ta përsërisja”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll