Politike

"Linda Rama është marrë me tenderat e AKSH-it"/ Berisha akuza të forta në Kuvend: Ai që ndërtoi pallatin e saj ka marrë 110 mln euro tendera!

Berisha u shpreh se ai që ndërtoi pallatin e Linda Ramës ka marrë 110 mln euro tendera. Sipas tij, baxhanaku i kryeministrit me mandat arresti ka marrë dhjetëra milionë euro tendera pa garë. Berisha akuzoi edhe Linda Ramën se është marrë me tenderat e AKSH-it.

10 Shkurt 2025, 17:58 Nga B.Z
\"Linda Rama është marrë me tenderat e AKSH-it"/ Berisha
Sali Berisha

TIRANË -Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe bashkëshortes së tij Linda Rama gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare në Kuvend.

Nga foltorja e Kuvendit, Berisha u shpreh se ai që ndërtoi pallatin e Linda Ramës ka marrë 110 mln euro tendera. Sipas tij, baxhanaku i kryeministrit me mandat arresti ka marrë dhjetëra milionë euro tendera pa garë. Berisha akuzoi edhe Linda Ramën se është marrë me tenderat e AKSH-it.

Berisha: Arrestoni Erion Veliajn se i paska bërë favore këtij apo atij ndërtuesi po Edi Rama e dini çfarë favoresh i ka bërë atij që ka ndërtuar vilat dhe pallatin pajë të Linda Ramës ka marrë 100 mln euro tendera nga Edi Rama dhe tenderat e tij. E dini ju që baxhanaku i Edi Ramës me mandat arresti ka marrë dhjetëra milionë euro tendera pa garë. E dini ju që Linda Rama është regjistruar duke u marrë me tenderat e AKSH dhe kunatit.

sali berisha edi rama

Sondazh

Poll