Politike

"Te Erioni do shkosh edhe ti"/ Tensione në Kuvend, Berisha replikon me Spiropalin, deputetët e opozitës afrohen pranë foltores

Deputetja demokrate Albana Vokshi kërkoi që Berisha të merrte kohë nga koha e saj dhe të vazhdonte fjalën në Kuvend. Kjo gjë është pranuar dhe deputetët janë rikthyer në vendet e tyre.

10 Shkurt 2025, 17:28 Nga B.Z
"Te Erioni do shkosh edhe ti"/ Tensione në Kuvend, Berisha
Kuvendi

TIRANË - Tensione janë regjistruar gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend. Teksa Kryetari i PD-së, Sali Berisha ishte duke folur nga foltorja e Kuvendit, Spiropali i ka kërkuar të mbarojë fjalën pasi kishte mbaruar koha, por Berisha ka refuzuar të lërë foltoren.

Gjatë debatit për përfundimin e kohës së tij, Berisha iu drejtua Spiropalit duke thënë “te Erjoni do shkosh edhe ti”, duke iu referuar kryebashkiakut të arrestuar sot.

Spiropali reagoi mënjëherë drejt Berishës, duke i thënë të mos përfitojë për shkak se ajo ndodhet në karrigen e kryetares së Parlamentit.

“Doktor do ta ktheja përgjigjen ndryshe, siç ta kam kthyer më parë”, u shpreh ajo drejt Berishës.

Deputetët e opozitës gjithashtu janë drejtuar drejt foltores duke kërkuar që Berisha të vazhdojë të flasë. Deputetja demokrate Albana Vokshi kërkoi që Berisha të merrte kohë nga koha e saj dhe të vazhdonte fjalën në Kuvend. Kjo gjë është pranuar dhe deputetët janë rikthyer në vendet e tyre.

kuvend

Sondazh

Poll